Çmenduri në autostradë! Raheem Sterling shkatërron Lamborghinin nën efektin e drogës dhe përfundon në burg
Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Raheem Sterling, është arrestuar në Hampshire pasi makina e tij tip “Lamborghini” u përplas me barrierat e autostradës M3. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 09:00 të mëngjesit. Nga aksidenti nuk pati të lënduar dhe nuk u përfshinë mjete të tjera. Policia e Hampshire njoftoi se 31-vjeçari akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit nën ndikimin e lëndëve narkotike, posedim të drogave të “Klasit C” (ku përfshihen steroidet anabolike, benzodiazepinat dhe oksidi i azotit), si dhe për refuzim kategorik të kryerjes së testit të drogës në vendngjarje. Futbollisti i Feyenoord-it (i cili iu bashkua klubit holandez në shkurt pas largimit nga Chelsea) është liruar aktualisht me garanci ligjore (bail), ndërsa hetimet ndaj tij po vijojnë. Deri më tani, as menaxherët e...
Burimi:
top-channel.tv