Aston Villa ngec në sfidën me Burnley, mbetet në vendin e pestë
Aston Villa humbi shansin për t’i rrëmbyer vendin e katërt të klasifikimit skuadrës Liverpoolit. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Burnley duke marrë vetëm 1 pikë që e lë atë në vendin e pestë të klasifimit që është gjithsesi në zonën Champions. Ishte Burnley ai që mori avantazhin në këtë përballje me golin e Jaidon Anthony në minutën e 8. Aston Villa u kundërpërgjigj me Ollie Watkings në minutën e 40, por goli i këtij të fundit u anulua. Gjithsesi 2 minutë ma vonë Aston Villa arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Ross Barkley dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Ollie Watkins shënoi gol të rregullt duke...
Burimi:
top-channel.tv