Arsenali merr goditjen e rëndë, mbrojtësi titullar humb finalen e Champions-it kundër PSG-së, rrezikon edhe Botërorin
Arsenali ka marrë një goditje të rëndë me dëmtimin e Ben White, i cili do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain. SunSport raporton se White është gjithashtu në dyshim për Botërorin këtë verë, pas një dëmtimi të dyshuar të ligamentit medial të gjurit (MCL). Mbrojtësi 28-vjeçar u largua nga stadiumi me një mbajtëse të gjurit të dielën, pas fitores 1-0 të Arsenalit ndaj West Ham. Ai u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë pas një përplasjeje me sulmuesin e West Ham, Crysencio Summerville. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, tani përballet me një dilemë të madhe për përzgjedhjen, pasi mbrojtësi kryesor në krahun e djathtë, Jurrien Timber, është gjithashtu i dëmtuar. White kishte filluar të gjitha pesë ndeshjet...
Burimi:
top-channel.tv