Alisson bëhet vetë negociator, i kërkon Liverpoolit transferimin te gjiganti i Serie A
Portieri brazilian Alisson Becker ka vendosur se dëshiron të vazhdojë karrierën te Juventus për tre sezonet e ardhshme, pas arritjes së një marrëveshjeje për një kontratë 5 milionë euro në vit. Tani, ai do t’i kërkojë Liverpoolit që të lehtësojë largimin e tij drejt Italisë. Sipas raportimeve, Alisson ka udhëzuar rrethinat e tij që të organizojnë një takim të menjëhershëm me drejtuesit e klubit anglez për të negociuar largimin, duke besuar se pas viteve të suksesit të përbashkët Reds do t’i plotësojnë dëshirat. Edhe pse Liverpool kohët e fundit ka propozuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 për të shmangur një largim falas, mbërritja e afërt e Mamardashvilit po e shtyn brazilianin drejt Torinos, ku konsiderohet si kandidati ideal për të përfunduar karrierën e...
Burimi:
top-channel.tv