Premier League kryeson kudo, “mbulohet me para” edhe nga Botërori 2026

Premier League kryeson kudo, “mbulohet me para” edhe nga Botërori 2026

Në Botërorin më të madh në histori, dominimi i Premier League nuk shihet vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar. Nga 48 kombëtaret pjesëmarrëse, plot 163 futbollistë që kanë luajtur këtë sezon në 20 klubet e Premier League janë grumbulluar për Kupën e Botës, më shumë se çdo kampionat tjetër. Ky numër nuk është rastësi. 5 nga 10 klubet që dërgojnë më shumë lojtarë në Botëror janë angleze, me Manchester City në krye (19 futbollistë). Pak muaj më parë, FIFA miratoi një fond kompensimi prej 355 milionë eurosh për klubet që lëshojnë lojtarët e tyre për Botërorin 2026. Me 1.248 futbollistë të regjistruar në turne, kompensimi mesatar kalon 9.300 euro në ditë për lojtar. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se programi i ri “njeh financiarisht...