Premier League/ Arsenal nuk fal ndaj Sunderland, United “pa frena” me Carrick në krye, Chelsea mbetet në garë për zonën Champions
Premier League dhuron spektakël dhe verdikte të rëndësishme në luftën për titull dhe zonën Champions. Arsenal vazhdon arratisjen në krye të renditjes, Manchester United konfirmon formën e shkëlqyer, ndërsa Chelsea merr një fitore të artë në transfertë. Në “Emirates”, Arsenal mposht 3-0 Sunderland pas një ndeshjeje më të vështirë seç tregon rezultati. Gunners zhbllokojnë sfidën në fund të pjesës së parë me goditjen nga distanca të Zubimendi-t, ndërsa në pjesën e dytë shpërthen Viktor Gyökeres, autor i dy golave që vulosin suksesin. Me këtë fitore, Arsenal shkon në 56 pikë dhe krijon një avantazh prej 9 pikësh ndaj ndjekësve. Në “Old Trafford”, Manchester United fiton 2-0 ndaj Tottenhamit dhe regjistron suksesin e katërt radhazi. Ndeshja ndryshon në minutën e 29-të, kur Romero ndëshkohet me karton...
Burimi:
gijotina.com