Preferon Bayern-in apo Realin në gjysmëfinale? Luis Enrique jep përgjigjen epike

Preferon Bayern-in apo Realin në gjysmëfinale? Luis Enrique jep përgjigjen epike

15 Prill 2026 18:23 Telesport Atletico Madrid dhe PSG janë dy gjysmëfinalistët e parë të këtij sezoni në Champions League. Sonte do të përcaktohen dy gjysmëfinalistët e tjerë. Arsenal pret Sporting Lisbon, ndërsa Bayern pret Real Madridin. Fituesi i çiftit Bayern Munich-Real Madrid do të përballet në gjysmëfinale me PSG-në. I pyetur se cilin kundërshtar preferon në gjysmëfinale, trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka dhënë një përgjigje epike. “Preferoj Bayernin apo Realin në gjysmëfinale? Sa herë që unë zgjedh një kundërshtar, ne gjithmonë luajmë ndaj tjetrit. Ndaj, nuk dua të zgjedh këtë herë, por do ta shikoj ndeshjen në Paris, duke pirë një birrë të ftohtë”, u përgjigj Enrique. Kujtojmë se PSG eliminoi Liverpool-in duke fituar 4-0 me rezultatin e përgjithshëm, 2-0 në shtëpi dhe...