Poston pak në rrjetet sociale, nuk shihet, nuk dihet çfarë bën… Milan, çfarë ka ndodhur me Ibrahimovic?!
17 Prill 2026 8:40 Alfred Lleshi Javët e fundit emri i tij përmendet në rrjetet sociale sepse tifozët, në një periudhë vështirësish në sulmin kuqezi, e kujtojnë suedezin si bomberin e fundit të Milanit që kaloi 20 gola në kampionat (28 gola më 2011-12). Për pjesën tjetër, Zlatan Ibrahimović është zhdukur nga skena e Milanit. Shfaqet vetëm herë pas here në rrjetet sociale, për bizneset e tij apo pushimet. Një video e 22 marsit e tregon në një pishinë natyrore me mbishkrimin “Peaceful moment”, por ai moment qetësie zgjati pak. Ndryshe nga ata që punojnë në Milanello dhe “Casa Milan”, ai nuk e ka detyrim të dalë publikisht. Me ardhjen e Igli Tares komunikimi ndryshoi. Shqiptari mbushi boshllëkun sportiv dhe u bë figura mediatike, rol...
Burimi:
telesport.al