Portugalia për të mos përsëritur gabimin, Ronaldo për të hedhur poshtë kritikat. FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia për të mos përsëritur gabimin, Ronaldo për të hedhur poshtë kritikat. FORMACIONET ZYRTARE

23 Qershor 2026 17:56 Telesport Në Houston, Portugalia do të përballet me Uzbekistanin, në ndeshjen e dytë të grupit K. Luzitanët vijnë pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj D.R. Kongo në ndeshjen e parë, uzbekët pas humbjes 3-1 ndaj Kolumbisë. Sigurisht që Portugalia është favoritja e padiskutueshme për këtë takim. Cristiano Ronaldo ka shansin më të mirë të gjejë golin e parë për këtë Botëror dhe të hedhë poshtë kritikat e shumta që ka marrë pas ndeshjes së parë. Portugalia XI: Diogo Costa; Cancelo, Rúben Dias, Veiga, Nuno Mendes; Vitinha, João Neves; João Félix, Bruno Fernandes, Pedro Neto; Cristiano Uzbekistan XI: Nematov; Khusanov, Abdullaev, Nasrullaev, Ashurmatov; Karimov, Ganiev, Shukurov, Xamrobekov; Fayzullayev, Shomurodov