Portieri i Dinamos largohet me ambulancë nga fusha. “Blutë” në avantazh të dyfishtë, Egnatia me një lojtar më pak
13 Maj 2026 20:02 Telesport Pjesa e parë e finales së Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias është mbyllur 2-0 në favorin e bluve. Egnatia e nisi shumë keq takimin, pasi që nga minuta e 6-të mbeti me një lojtar më pak. Pas një përplasjeje me portierin Aldo Teqja, sulmuesi i Egnatias, Soumaila Bakayoko, ndëshkohet direkt me karton të kuq nga arbitri kryesor i takimit, Enea Jorgji. Aldo Teqja largohet nga fusha me ambulancë, pasi përplasja ishte shumë e fortë. Në vend të tij u fut portieri 21-vjeçar, Tomas Kiri. Duke përfituar edhe nga avantazhi numerik në fushë, Dinamo kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të, ku ishte Malomo që gjeti rrjetën pas një pasimi të bukur të Nani. Në minutën e...
Burimi:
telesport.al