Portieri/ Egzon Bislimi largohet nga Liria e Prizrenit, ka mesazh për tifozët

Portieri/ Egzon Bislimi largohet nga Liria e Prizrenit, ka mesazh për tifozët

Pa u mbushur dy javë nga hapja e merkatos së verës kanë ndodhur lëvizjet e para në kampionatin shqiptar por edhe në Superligën e Kosovës. Mësojmë se Egzon Bislimi ka njoftuar largimin nga Liria. Portieri kosovar kaloi një sezon fantastik te skuadra prizrenase, por aventura me bardhezinjtë tashmë ka përfunduar. Ai ka falënderuar tre trajnerët me të cilët ka punuar këtë sezon, duke filluar me Klodian Duron, Liridon Lecin dhe Ismet Munishin. Njoftimi i plotë: “Përmes këtij postimi dua t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e FC Lirisë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë trajnerët me të cilët pata privilegjin të punoj gjatë kësaj periudhe. Një falënderim i veçantë shkon për profesor Klodian Duron për punën,...