Polonia na nxori nga gara, Shqipëria stërvitet në Varshavë, të martën miqësore me Ukrainën

Polonia na nxori nga gara, Shqipëria stërvitet në Varshavë, të martën miqësore me Ukrainën

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off ndaj Polonisë. Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore. Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.   © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb