Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen
Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”, i cili do të zhvillohet në datat 18-22 maj në disa prej akseve kryesore të vendit. Edicioni i 83-të i turit çiklistik do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë përkatëse, ndërsa në garë do të marrin pjesë skuadra nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa. Për garantimin e rendit publik, sigurisë rrugore dhe eskortimin e çiklistëve gjatë gjithë itinerarit, Policia e Shtetit do të angazhojë strukturat vendore, Policinë Rrugore dhe shërbimet mbështetëse. Itinerari dhe akset që do të bllokohen Etapa I – 18 maj 2026Orari i bllokimit: 12:00...
Burimi:
javanews.al