Policët maskohen si maskotat e Botërorit, arrestojnë tifozin e futbollit që shpërndante dr*ge
13 Qershor 2026 8:24 Alfred Lleshi Pasioni për Botërorin e futbollit i kushtoi shtrenjtë një shpërndarësi të vogël droge në Peru. Një ekip i Policisë Kombëtare Peruane arrestoi një burrë në lagjen “Las Flores” të Limës duke përdorur strategji sa efektive, aq edhe të pazakontë. Dy agjentë u maskuan si “Clutch” dhe “Maple”, dy nga tri maskotat zyrtare të Botërorit 2026, përkatësisht shqiponja tullace që përfaqëson SHBA-në dhe dreri që simbolizon Kanadanë. Të maskuar si maskota, policët arritën të afroheshin pa ngjallur dyshime, ndërsa ai po ndiqte në shtëpi ceremoninë hapëse të turneut. I arrestuari, i identifikuar si Carlos Cabrera, 48 vjeç, i njohur me nofkën “Pichichi”, po hetohet për trafik narkotikësh në formën e mikro-trafikut. Gjatë operacionit u sekuestruan 2.524 doza crack, 210 gramë pastë...
Burimi:
telesport.al