Pogba i bindur: Me Carrick në stol, Manchester United po kthehet aty ku e meriton

Pogba i bindur: Me Carrick në stol, Manchester United po kthehet aty ku e meriton

13 Qershor 2026 13:30 Alfred Lleshi Paul Pogba është i bindur për ndikimin pozitiv të Michael Carrick te Manchester United. Mesfushori francez, i cili u rikthye në futboll me Monaco në nëntor, pas pezullimit për doping, foli për ndryshimin që trajneri anglez ka sjellë te “Djajtë e Kuq”. Carrick, 44 vjeç, arriti të përmirësojë rezultatet dhe pozicionin në renditje të skuadrës, duke e kualifikuar për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. “Gjërat shkuan mirë. Mendoj se ishte një rrugëtim shumë i mirë për të dhe për lojtarët. Ndihej një atmosferë tjetër, një energji ndryshe dhe kjo u bëri mirë. Ishte pikërisht ajo që u nevojitej”, – tha Pogba për ESPN. Ish-mesfushori i Juventusit shtoi: “Sezonin e ardhshëm do të rikthehen në Champions League. Do...