Plas skandali te Reali/ Valverde përfundoi në spital pas sherrit me Çuamenin, situata ka dalë jashtë kontrollit
Situata në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit ka dalë jashtë kontrollit. Marrëdhënia mes lojtarëve është krisur dhe këtë e dëshmojnë ngjarjet e ndodhura së fundmi. Federiko Valverde dhe Aurelien Çuameni janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin. Konflikti ka nisur në seancën stërvitore dhe më pas ka vazhduar edhe në dhomën e zhveshjes. Sherri mes tyre kaloi në përleshje fizike, me Valverden që humbi ndjenjat dhe përfundoi i gjakosur përtokë. Pas ekzaminimeve mjekësore, uruguajani ka pësuar një traumë më tru dhe ka nevojë për 2 javë pushim për t’u rekuperuar. Klubi ka vendosur të ndërmarrë masa disiplinore ndaj të dy futbollistëve, të cilat do t’i bëjë publike në vijim. Ndërkaq, vetë Valverde ka pranuar që ka pasur një konflikt me shokun e...
Burimi:
sportekspres.com