Plani per shitjen e aksioneve/ Infantino nën presion nga Europa dhe Azia

Plani per shitjen e aksioneve/ Infantino nën presion nga Europa dhe Azia

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me kundërshtime të forta pas planit për përfshirjen e investitorëve privatë në garat e organizatës, një ide që ka shkaktuar përplasje me disa prej konfederatave më të rëndësishme të futbollit botëror. Kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham, e ka cilësuar Infantinon si “njeriun e gabuar” për të drejtuar FIFA-n, ndërsa Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) i është bashkuar kundërshtimeve të UEFA-s dhe CONCACAF-it ndaj kësaj nisme. Sipas kundërshtarëve të projektit, shitja e aksioneve në kompeticionet e FIFA-s te investitorë privatë mund të dëmtojë strukturën tradicionale të futbollit dhe të ndikojë në mënyrën e menaxhimit të garave më të rëndësishme ndërkombëtare. Burnham deklaroi se vetë fakti që një ide e tillë është vendosur në diskutim tregon, sipas tij, se Infantino...