Phoenix dhe Orlando dy ekipet e fundit që shkojnë në play off, Golden State i thotë “lamtumirë” sezonit

Phoenix dhe Orlando dy ekipet e fundit që shkojnë në play off, Golden State i thotë “lamtumirë” sezonit

Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të fazës “play in”, që kanë përcaktuar dy skuadrat e fundit cerekfinaliste të fazës play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i fundit që preu një biletë për më tej është Orlando, që triumfoi 121-90 ndaj Charlotte. Sfidë pa histori, komanduar nga Orlando, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë (Banchero me 25 pikë më i miri). Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Phoenix fitoi 111-96 ndaj Golden State dhe avancon më tej. Edhe pse Phoenix, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Jalen Green me 36 pikë. Në play off, ata do të luajnë ndaj kampionëve të Oklahoma. NBA-Play in-Konferenca e Lindjes Charlotte – Miami, 127-126 Philadelphia – Orlando, 109-97...