Përjetoi sezonin më të suksesshëm të karrierës, gazetari turk nuk ka dyshime: Muçi është surpriza e vitit
Ernest Muçi përjetoi sezonin më të mirë të karrierës. Sulmuesi shqiptar u duk si një lojtar i rilindur këtë vit, teksa duket se ka gjetur lumturinë e munguar në radhët e Trabzonsporit. Muçi ishte padyshim një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, të cilën e ka ndihmuar së tepërmi me golat e shënuar dhe me asistet e dhëna. Tashmë që jemi në fund të sezonit, në media ka nisur të bëhet edhe rezymeja e përgjithshme e kampionatit. Gazetari Jëlldiz Furkan e ka veçuar Ernest Muçin si surprizën e vitit. Ndërkohë, si lojtarin më të mirë të vitit ka cilësuar Viktor Osimhenin./Sport Ekspres/ ?? @YildizFurkanr, Süper Lig’de sezonun enlerini belirledi. ? Y?l?n ç?k?? gerçekle?tiren oyuncusu: Christ Oulai?? MVP: Victor Osimhen?? Y?l?n hayal k?r?kl???: Ederson /...
Burimi:
sportekspres.com