Për Milanin dhe Juventus mbetet thjesht një ëndërr… Leon Goretzka zgjedh ekipin e ri

Për Milanin dhe Juventus mbetet thjesht një ëndërr… Leon Goretzka zgjedh ekipin e ri

8 Qershor 2026 19:12 Telesport Një nga dilemat e mëdha të merkatos së verës mban emrin e Leon Goretzka. Mesfushori gjerman ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Bayern, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit për rinovimin. Gjatë gjithë këtyre muajve është përfolur për interesimin e madh të Milanit, madje kuqezinjtë kishin marrë edhe aprovimin e lojtarit. Por, duke qenë se Milan flaku tutje sezonin në javën e fundit dhe mbeti jashtë Champions League, situata ndryshoi direkt. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Juventusin. Edhe bardhezinjtë kanë qenë shumë të interesuar për mesfushorin gjerman, por kushti i vendosur prej tij është se dëshiron të luajë në Champions League. La Gazzetta dello Sport zbulon se Arsenal do të jetë sipas...