Pedri “pushton” Kinën me vizitën e tij. Pushime me familjen, aktivitete dhe një “goditje nderi”
Pedri, kampion i saposhpallur i Botës me Spanjën, po shijon pushimet e merituara me familjen. Pas festimeve në Madrid dhe kthimit në Barcelonë, mesfushori i Barcelonës udhëtoi të premten drejt Kinës, së bashku me të dashurën dhe familjarët, për një tur promovues në vendin aziatik. Përveç vizitave turistike, si Muri i Madh i Kinës, Pekini, Tempulli i Qiellit dhe qyteti i Suzhout, Pedri është pritur si idhull nga tifozët vendas. Ai është shfaqur në reklama në zonat qendrore të Pekinit, ka marrë pjesë në aktivitete promocionale me veshje tradicionale dhe ka dhënë intervista. Kulmi ishte pjesëmarrja e tij si i ftuar special në “derbin e liqenit Tai”, mes Suzhou dhe Wuxi, ku bëri goditjen e nderit para rreth 32 mijë spektatorëve. I veshur me një...
Burimi:
telesport.al