Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit
Shakira do të rikthehet sërish në skenën e Kupës së Botës, kësaj here me këngën e re “Dai Dai”, e cila është zgjedhur si himni zyrtar i Botërorit 2026. Artistja e njohur e bëri publik lajmin përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, duke konfirmuar se kënga do të publikohet më 14 maj. Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, ndërsa rikthimi i Shakirës ka ngjallur menjëherë entuziazëm te fansat e futbollit dhe muzikës. Kjo është hera e tretë që këngëtarja kolumbiane bëhet pjesë e historisë muzikore të Botërorit. Në vitin 2010 ajo shënoi sukses global me “Waka Waka (This Is Africa)”, ndërsa katër vite më vonë publikoi edhe “La La La” për Kupën e Botës në...
Burimi:
ntv.al