Pas Lukaku trajneri Conte rikuperon edhe dy lojtarë të tjerë, do të jenë në stol për sfidën e radhës në kampionat
Napoli ka disa mungesa të rëndësishme përpara ndeshjes të së premtes në mbrëmje kundër Torino në stadiumin Maradona. Trajneri Antonio Conte do të jetë pa Lobotka, i cili u largua herët nga ndeshja me Veronën për shkak të një tendosjeje në kofshë, dhe McTominay, i cili vazhdon të përjetojë shqetësime në tendina. Megjithatë, trajneri i Napoli do t’i ketë pas një periudhë të gjatë dy rikuperime të tjera “big”. Bëhet fjalë për De Bruyne dhe Anguissa, që rikthehen pas mungesave të gjata. Gjithsesi, ata do të jenë në stol. Ky rikthim do të jetë një trampolinë për ta, për të arritur formën optimale që Conte pret nga skuadra e tij këtë fundsezoni. Ndërsa rikthimi i Anguissa, që nuk luan nga një dëmtim i pësuar në...
Burimi:
telesport.al