Pas Ferran Torres, PSG arrin marrëveshjen personale me një tjetër super lojtar
20 Korrik 2026 19:52 Telesport Pavarësisht se ka një ekip të kompletuar, gjë që e tregoi më së miri edhe sezonin e fundit, Luis Enrique sërish ka kërkuar përforcime në merkato. Deri tani, PSG ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Ferran Torres. Heroi i finales së Botërorit, shihet si zëvendësuesi ideal i Gonçalo Ramos, i cilu u transferua te Milan. Përveç Torres, PSG ka arritur marrëveshjen për kushtet personale edhe me Yan Diomande, bën të ditur Fabrizio Romano. Anësori nga Bregu i Fildishtë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, ndaj parizienët duan të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt. Tani, vjen pjesa më e vështirë, të gjehet gjuha e përbashkët me Leipzig. Klubi gjerman pretendon mbi 120 milionë euro për Diomande, Barcelona pretendon...
Burimi:
telesport.al