Pas Champions League, sot jepen verdiktet edhe në gjysmëfinalet e Europa dhe Conference League
Pas Ligës së Kampioneve, mbrëmjen e kësaj të enjteje do të mësohen edhe çiftet finaliste të dy kompeticioneve të tjera të UEFA, Europa dhe Conference League teksa do të luhen ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të tyre. Në Europa League është dueli mes dy klubeve angleze Aston Villa dhe Nottingham Forest. Ky i fundit ka një avantazh të lehtë teksa ka fituar sfidën e parë 1-0, por ky rezultat lë gjithçka të hapur për sfidën që do të luhet në Villa Park me skuadrën nga Birmingham që do të kërkojë të përmbysë gjithçka. Në gjysmëfinalen tjetër, Freiburgu do të presë në Gjermani Bragën. Skuadra portugeze fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 vetëm në sekondat e fundit të sfidës, por gjithsesi asgjë nuk është e...
Burimi:
sot.com.al