Partizani magjik në derbi, mund Dinamon dhe kap ‘Final Four’

Partizani magjik në derbi, mund Dinamon dhe kap ‘Final Four’

…Egnatia e pagabueshme. Pasi e hoqi ‘qafe’ Teutën nga Kupa e hedh “tutje” edhe në kampionat dhe ngjitet e dyta. Abissnet Superiore, java e 27: Dinamo- Partizani 0-2 (Martinez 38′, Dumbia 50′) Egnatia- Teuta 4-2 (Albaneze 39′, Adjesa 45’+3′, Buriç 78′, Fernando 90’+3′ (P)/ Zhongo 25′, Maçolli (P) 53′) Dy ndeshjet e fundit të javës së 27, e fundit e fazës së tretë ofroi dy takime plot adrenalinë e gola. Derbi i kryeqytetit ndërmjet Dinamos dhe Partizanit u fitua nga skuadra e Oltijon Kërnajës me shifrat e pastër 0-2. Ndonëse blutë e Dajës e nisën më mirë, me kaimin e minutave skuadra e Partizanit me lojtarë të tillë si Sidibe, Hjumen por dhe Fadario kërcënuan disa herë kuadratin e Teqes. Kulmi erdhi në të 38′...