Partizani largon Kërnajën një javë pas derbit të humbur me Tiranën
Adriatik BALLA Kur mbeten dhe tri xhiro të luhen në Kategorinë Superiore, “demat e kuq” të Partizanit do të kenë një trajner të ri në krye tëtyre. Kjo pasi disfata me Tiranën në derbi ka sjellë tension qëduhej të shkarkohej diku dhe në këto raste trajneri është ai qëballafaqohet me humbjen dhe me pasojat e humbjes. Kështu, referuar njoftimit, Klubi i Partizanit ka marrë një vendim të papritur dje, pesë ditë pas derbit të humbur me Tiranën, duke larguar nga drejtimi trajnerin Oltijon Kërnaja. Të kuqtë e argumentuan këtë me mungesën e rezultateve në ndeshjet e fundit të të kuqve, duke ndarë rrugët me trajnerin të cilit ia kishin besuar ekipin jo nga fillimi i sezonit, por pas shkarkimit të Mlladen Milinkoviç. Kërnaja bëri disa...
Burimi:
sot.com.al