Partizani fiton testin me Skënderbeun në Pogradec
Konsideruar një miqësore me aromë ndeshje zyrtare, përballja e orës 18:00 në Pogradec ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultatin 2-0. Goli i Skës me penallti në të 37′ dhe ai i Hjumen 9 minuta nga fundi (81′) i dhanë suksesin e parë të kuqëve por dhe trajnerit të ri Bratu. Në këtë takim Partizani pati në dispoicion thuajse të gjithë elementët që ka në organikë. Partizani: Qirko, Vata, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Doumbia, Ismaili, Human, Keko, Skuka, Sidibe. Tr: Florin Bratu Skënderbeu: Alia; Vangjeli, Lleshi, Lagonidhi, Shaqe, Janaqi, Drame, Abubakae, Diallo, Bismark, Shkëmbi. Tr: Julian Ahmataj./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al