Partizani e nis me fitoren mbrojtjen e titullit, mposht 3-1 Skënderbeun në finalen e parë

Partizani e nis me fitoren mbrojtjen e titullit, mposht 3-1 Skënderbeun në finalen e parë

Partizani në volejboll për meshkuj fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut në finalen e parë play off luajtur në Farkë. Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, me ekipet që dueluan fort, por më pas dominoi skuadra kryeqytetase. Partizani fitoi 25-20 setin e parë, por korçarët replikojnë, duke fituar 25-23 setin e dytë dhe vendosin barazpeshën. Por këtu ndalet hovi i skuadrës mike, që më pas është inekzistente në fushë. Skuadra e Partizanit merr frenat e lojës në dorë dhe fiton me lehtësi 25-12 e 25-16 dy setet e tjera dhe krejt takimin 3-1. Kështu, kampionët e Partizanit e nisin mbarë mbrojtjen e titullit, ndërkohë që sfida e radhës do të luhet në Korçë. Superliga-Meshkuj, finale play off Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-1 (1-0) 25...