Paraqitjet e legjionarëve: Taulant Seferi gjen rrugën e rrjetës, Qazim Laçi jep asist

Paraqitjet e legjionarëve: Taulant Seferi gjen rrugën e rrjetës, Qazim Laçi jep asist

Vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre, duke konfirmuar formën e mirë dhe rolin e rëndësishëm në skuadrat respektive në kampionatet europiane. Qazim Laçi ishte protagonist në Turqi me Rizesporin, duke dhënë asist në barazimin 2-2 ndaj Basaksehir. Mesfushori i Kombëtares asistoi në golin e dytë të shënuar nga Mihaila në minutën e 68-të, duke regjistruar asistin e katërt sezonal në 19 ndeshje kampionati. Laçi numëron gjithashtu edhe 3 gola këtë sezon, duke qenë një nga elementët më konstantë të skuadrës së tij. Paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Taulant Seferi me Bodrumspor. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol në fitoren e thellë 3-0 ndaj Serik Spor, duke arritur kuotën e 12 golave në 22 ndeshje kampionati, ndërsa ka dhuruar edhe...