Panathinaikos dhe Monaco sigurojnë një vend në play off, eliminohet Barcelona
Janë luajtur ndeshjet e fazës “play in“ të Euroleague në basketboll për meshkuj, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat e fundit cerekfinale, që avancuan në fazën play off. Panathinaikos dhe Monaco siguruan dy biletat e fundit. Surpriza e kësaj faze është eliminimi i skuadrës së Barcelonës, që në raundin e dytë u mund 79-70 pikërisht nga francezët. Ndërsa grekët e Panathinaikos u kualifikuan më herët. Ndeshjet e fazës play off do të nisin më 28 prill dhe në “final four” shkon skuadra që fiton dy nga tri ndeshjet cerekfinale. Kjo është një fazë mjaft interesante dhe me rivalitet. Euroleague-Faza “play in“, raundi 1 (7-8), Panathinaikos – Monaco, 87-79 (9-10), Barcelona – Crvena Zvezda, 80-72 Euroleague-Faza “play in“, raundi 2 (8-9), Monaco – Barcelona, 79-70 Euroleague-Cerekfinale,...
Burimi:
telesport.al