Palladino: ‘Mission Impossible’ ndaj Bayern Munich, por ëndrrat ekzistojnë…
Trajneri i Atalantës, Raffaele Palladino, foli në prag të ndeshjes së parë të 1/8-finaleve të Champions League kundër Bayern Munich: “Për ne do të jetë një natë magjike, shumë e bukur, që duam ta shijojmë. Është ëndërr të përballesh me Bayernin, një nga skuadrat më të forta në botë dhe ndoshta më në formë në 5 kampionatet kryesore europiane. Ndoshta është një ndeshje si ‘Mission Impossible’, do të duhet një mrekulli. Sidoqoftë, ëndrrat ekzistojnë dhe duam ta luajmë shansin tonë”. Atalanta është e vetmja skuadër italiane ende në garë dhe Palladino e sheh këtë si krenari: “Është kënaqësi të përfaqësosh gjithë Italinë. Kemi marrë shumë mesazhe inkurajimi nga kolegë dhe ish-lojtarë të Fiorentinës dhe Monzës”. Ai theksoi se bavarezët kanë pak dobësi dhe janë shumë të rrezikshëm...
Burimi:
telesport.al