Orges Shehi shpallet trajneri më i mirë i muajit prill, tekniku i Tiranës: Merita është e djemve
Orges Shehi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit prill në kampionatin “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Tekniku i Tiranës regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje. Çmimi “Trajneri i Muajit” iu dorëzua Orges Shehit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Drejtori Teknik i FSHF, Abdyl Kuriu. Në një prononcim për fshf.org, trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për këtë vlerësim, duke theksuar se merita kryesore u takon lojtarëve për angazhimin dhe punën e tyre në fushë, që kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve pozitive. “Çdo vlerësim të bën të ndihesh krenar dhe ky çmim...
Burimi:
sportiim.al