Opinion / Botërori 2026, kënga e fundit prej mjellme e Lionel Messit
Që në lashtësi, grekët dhe romakët rrëfenin një legjendë të veçantë. Thonin se mjellma kalonte jetën në heshtje, por kur ndiente se fundi po afrohej, dilte në breg dhe këndonte këngën e saj të vetme, më të bukurën dhe më prekësen. Një këngë lamtumire. Një himn i fundit për jetën që po shuhej. Prej asaj legjende lindi shprehja e famshme “kënga e mjellmës”; vepra ose çasti i fundit madhështor i një njeriu të jashtëzakonshëm. Kështu dukej edhe lamtumira e Lionel Messit nga Kupa e Botës 2026, i mposhtur nga Spanja dhe i përlotur. Ai nuk e ngriti trofeun për herë të dytë. Nuk pati fundin përrallor që miliona tifozë kishin ëndërruar. Në vend të buzëqeshjes së kampionit, bota pa lotët e një futbollisti 39-vjeçar që...
Burimi:
telesport.al