Operacioni “Mynih”; mbrëmja që i mungon madridizmit: “Dua që të mitë të besojnë…”
Real Madridi mbërrin në “Allianz Arena” në momentin më delikat të sezonit. Barazimi ndaj Girona në “Bernabéu” thelloi një sezon të paqëndrueshëm, ndërsa humbja 2-1 ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e parë e detyron për një përmbysje shumë të vështirë në Gjermani. Historia është një aleate, por edhe një pengesë për ta. Madrilenët kanë përmbysur vetëm një eliminatore europiane jashtë fushe. Megjithatë, si gjithmonë në Europë, asgjë nuk është e mbyllur për “Los Blancos”. Mesazhi është i qartë, duhet reagim i menjëhershëm. “Dua që të mitë të besojnë. Jam i bindur se ata që vijnë në Mynih do të besojnë se mund të fitojmë dhe të jemi në lartësinë e duhur, – tha Álvaro Arbeloa. – Nuk do të jetë e lehtë, por nëse ka një...
Burimi:
telesport.al