“Open Stage” për vajza rikthehet në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF hap dyert për talentet e reja

“Open Stage” për vajza rikthehet në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF hap dyert për talentet e reja

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më 28 gusht, në “Shtëpinë e Futbollit”, seleksionimin “Open Stage” për vajza, një iniciativë që zhvillohet për të tretin vit radhazi me synimin për të identifikuar talentet e reja të futbollit shqiptar. Në këtë seleksionim janë të mirëpritura të gjitha vajzat e datëlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, të cilat do të kenë mundësinë të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre përpara stafit teknik të Federatës. Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, theksoi rëndësinë e këtij projekti për të ardhmen e ekipeve kombëtare. “Seleksionimi ‘Open Stage’ për vajza është në vitin e tretë që Federata Shqiptare e Futbollit e organizon në ‘Shtëpinë e Futbollit’, këtë herë më 28 gusht. Qëllimi kryesor është t’u japim mundësinë...