Olise shijon pushimet, futbollisti shfaqet në jaht luksoz

Olise shijon pushimet, futbollisti shfaqet në jaht luksoz

Ylli i Francës dhe Bayern Munich, Michael Olise, është bërë pjesë e vëmendjes së mediave gjatë pushimeve verore pas një videoje të publikuar nga reperi Izolan, ku futbollisti shfaqet në një festë në jaht. Olise, 24 vjeç, po shijon pushimet pas një sezoni të ngarkuar dhe është filmuar duke qëndruar i ulur në kuvertën e një jahti, ndërsa rreth tij kishte muzikë, njerëz që kërcenin dhe atmosferë festive. Në një moment të videos, një vajzë e veshur me bikini shfaqet duke kërcyer pranë futbollistit, ndërsa pamjet e shkurtra janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.   Sulmuesi i Bayern Munich shihet me syze dielli, një varëse argjendi dhe një orë të madhe, teksa qëndron i qetë në festën që zhvillohej në...