“Olise nuk largohet nga Bayern Munich, ai është në qendër të projektit të klubit tonë”
27 Korrik 2026 13:00 Telesport Bayern Munich i mbyll sërish derën Real Madrid për Michael Olise. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Christoph Freund përjashton një lëvizje dhe konfirmon francezin si qendrën e projektit teknik të klubit. Humbja 2-1 kundër Wehen Wiesbaden të divizionit të tretë nuk ishte vetëm prova e parë e Bayern Munich për këtë verë. Pas takimit miqësor, drejtori sportiv foli për francezin, duke konfirmuar pozicionin e klubit bavarez. “Thashethemet për Real Madrid? Ato fjalë absolutisht nuk janë një temë që na shqetëson“, deklaroi Freund, duke i mbyllur derën një transferimi të mundshëm të Olise këtë verë në “Bernabeu”. Drejtori bavarez më pas përsëriti faktin se lojtari është në planet e Vincent Kompany: “Mezi presim që Michael të kthehet nga pushimet. Ai do...
Burimi:
telesport.al