Olise dhe Dembélé tallen keq fare në dhomën e zhveshjes së Spanjës: “E ke kullufitur, nxirre nga xhepi…”
15 Korrik 2026 12:08 Alfred Lleshi Pas fitores 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, në dhomën e zhveshjes së Spanjës shpërtheu festa. Në videon e publikuar nga “La Roja” shihen lojtarët duke festuar me këngë, buzëqeshje e përqafime, por edhe me batuta ironike. Vëmendjen e mori momenti me Marc Cucurella, i cili pas paraqitjes së shkëlqyer në mbrojtje thotë: “Çfarë ndeshjeje e pabesueshme!” Më pas dëgjohet një zë, që disa ia atribuojnë Fabian Ruizit: “E ke ngrënë (kullufitur), nxirre nga xhepi”. Shumë e interpretuan si referencë për Michael Olise, të kontrolluar shpesh nga Cucurella, por mund të ishte edhe për Ousmane Dembélé. Dani Olmo mendon tashmë për finalen në “MetLife Stadium”: “Ishte e shkruar. E nisëm në Atlanta dhe do ta përfundojmë në...
Burimi:
telesport.al