Oklahoma mund pa probleme Phoenix, Detroit barazon serinë me Orlando
Skuadra kampione e Oklahoma fitoi edhe çerekfinalen e dytë play off ndaj Phoenix dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e takimeve mes tyre. Një ndeshje e komanduar në përgjithësi nga vendasit, që i shfrytëzuan në maksimum dy ndeshje në shtëpi. Brooks me 30 pikë u dallua për Phoenix, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Oklahoma, i zakonshmi Alexander Shai, realizoi 37 pikë, duke qenë lider për skuadrën e tij. Në Konferencën e Lindjes, fitoren e parë në këto çerekfinale korri Detroit, që mundi 98-83 Orlando dhe barazoi 1-1 serinë. Këtë herë vendasit nuk gabuan, me të gjithë titullarët që realizuan mbi 10 pikë (Cunningham me 27 pikë më i miri). Konferenca e Lindjes, çerekfinale (1-8), Detroit – Orlando, 98-83 (1-1) (2-7), Boston – Philadelphia, (1-1)...
Burimi:
telesport.al