Oklahoma mposht rivalët e New York, zhgënjejnë Boston e Milwaukee, fitore për Clippers e Portland

Oklahoma mposht rivalët e New York, zhgënjejnë Boston e Milwaukee, fitore për Clippers e Portland

Oklahoma kalon me sukses një pengesë të vështirë siç ishte sfida ndaj New York, fituar 103-100 në sekondat e fundit. Dy ekipe pretendente për titull që dhuruan spektakël në fushë. Holmgren me 28 pikë dhe Shai me 26 u dalluan për kampionët në fuqi të NBA. Zhgënjen ekipi i Boston, që u mund 118-98 në fushën e tij nga Charlotte. Knueppel me 20 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërkohë që nga stoli erdhën 44 pikë. Fiton edhe Philadelphia, 106-102 ndaj Utah Jazz, sfidë ku dyshja Maxey-Walker realizoi 47 pikë së bashku. Skuadra e Atlanta surprizon Milwaukee, që u mund 131-113. Rikthimi i Antetokounmpo (24 pikë) nuk po jep frutet e duhura te Bucks, ndërsa gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 12 pikë. Skuadra...