“Ofendoi” Van Dijk, Klopp i del në mbrojtje ish-lojtarit të tij dhe nuk kursehet aspak ndaj Van der Vaart
21 Qershor 2026 18:58 Telesport Jurgen Klopp tashmë në rolin e komentatorit dhe analistit për ndeshjet e Kupës së Botës, i ka dalë në mbrojtje ish-lojtarit të tij, Virgil Van Dijk, pas kritikave që ky i fundit mori pas barazimit 2-2 mes Holandës dhe Japonisë. Padyshim, kritika më e rëndë që mori Van Dijk ishte ajo e Rafael van der Vaart, i cili e krahasoi kapitenin e “Tulipanëve” me një avion Boeing 747 që merrte një kthesë, me vonesë, duke nënkuptuar ngadalësinë e tij në mbrojtje. “Nuk jam plotësisht i sigurt nëse Rafael van der Vaart ia vlen të përmendet. Por nëse ai ndonjëherë thotë diçka pozitive për një lojtar, atëherë do të jem i lumtur ta marr përsëri seriozisht”, tha Klopp. Ndërkohë, ish-mesfushori holandez...
Burimi:
telesport.al