Odegaard: Jemi më të fortë se një vit më parë, koha për të bërë hapin e madh dhe shkuar në finale
Në prag të gjysmëfinales së Champions League kundër Atlético Madrid, kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, foli në një konferencë për shtyp: “Kjo është pjesa më e mirë e vitit. Jemi të gjithë të motivuar dhe të vetëdijshëm për atë për të cilën po luajmë”. “Është një mundësi e shkëlqyer dhe gjithashtu duhet ta shijojmë. Jemi më të fortë se vitin e kaluar dhe kemi mësuar nga gabimet tona“, tha Odegaard, duke theksuar rritjen e ekipit krahasuar me përvojat e mëparshme. Norvegjezi foli gjithashtu për udhëtimin e tij personal, të shënuar nga ulje-ngritje: “Ishte frustruese të isha në stol. Më pëlqen të luaj dhe të jem në fushë, por prapë u përpoqa ta ndihmoja ekipin nga çdo pozicion. Tani jam i lumtur që jam kthyer dhe...
Burimi:
telesport.al