“Nuk nxitohemi, pasi duam të zgjedhim trajnerin e duhur për Manchester City”
Manchester City po përgatitet të fillojë një epokë të re. Pas më shumë se një dekade suksesi, trofesh dhe rekordesh, Pep Guardiola ka vendosur t’i japë fund mandatit të tij të jashtëzakonshëm në krye të “citizens”, duke nisur një epokë të re në historinë e klubit anglez. Emri në “pole” për të pasuar trajnerin katalanas mbetet Enzo Maresca. Ish-trajneri i Chelsea është përmendur prej kohësh si kandidati kryesor dhe, përveç ndonjë surprize, ai pritet të jetë zgjedhja e klubit për të udhëhequr ekipin sezonin e ardhshëm. Disa detaje burokratike dhe kontraktuale ende duhet të finalizohen para njoftimit zyrtar. Presidenti i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, bëri një vlerësim të situatës, duke konfirmuar se klubi është tani në fazat e fundit të procesit të përzgjedhjes: “Mund...
Burimi:
telesport.al