Nuk ka largim nga “Bernabeu”, Vinicius Jr do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër

Nuk ka largim nga “Bernabeu”, Vinicius Jr do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër

29 Korrik 2026 11:00 Telesport Mediat britanike kanë konfirmuar sot se Vinicius Junior do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër. Klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin brazilian dhe është i bindur se ata do të bien dakord për një kontratë të re. Kjo siguri vjen pavarësisht interesit të fortë të Arsenal, të cilët po e monitorojnë nga afër situatën e tij me një vit të mbetur në marrëveshjen aktuale të Vinicius me “los blancos”. pra, pas një viti ai mund të transferohet si lojtar i lirë. “Sky Sports News” konfirmoi se këtë javë do të zhvillohen bisedime të mëtejshme mbi të ardhmen e brazilianit midis Real Madrid dhe përfaqësuesve të lojtarit. Kjo me qëllim që të bëhet përparim në një kontratë...