Nuk është në planet e Chivu, mesfushori i Interit drejt PL. Zikaltrit duan 35 milionë euro
1 Qershor 2026 19:29 Telesport Davide Frattesi pritet të largohet nga Inter gjatë merkatos së verës. Italiani ka luajtur një rol dytësor në sezonin e fundit, ku është aktivizuar në vetëm 1133 minuta lojë dhe ka kontribuar me 3 asiste. 26-vjeçari nuk është në planet e Cristian Chivu, dhe sipas informacioneve të siguruara nga La Gazzetta dello Sport, Frattesi është drejt transferimit në Premier League, te Nottingham Forest. Klubi anglez e kërkoi edhe gjatë janarit, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Interin. Klubi zikaltër pret të fitojë deri në 35 milionë euro nga kartoni i Frattesit, Nottingham Forest ofron jo më shumë se 25 milionë euro. Megjithatë, të dy klubet kanë shprehur vullnetin për t’u ulur në negociata për të arritur një marrëveshje.
Burimi:
telesport.al