Nuk do të ketë rinovim, Hysaj mendon për drekën e lamtumirës me shokët e Lacios

Nuk do të ketë rinovim, Hysaj mendon për drekën e lamtumirës me shokët e Lacios

Adriatik BALLA Lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin italian janë më cilësorët në përfaqësuesen kuqezi dhe nuk është rastësi që të gjithë teknikët e huaj që kanë drejtuar Kombëtaren në 15 vjetët e fundit e kanë pasur vëmendjen e tyre te ky kontigjent cilësor. Një nga emrat më të spikatur është padyshim Elseid Hysaj, i cili është pjesë e Lacios prej disa vitesh, por do të jetë me këtë skuadër edhe pak ditë, pasi nuk do të ketë rinovim të kontratës dhe shkodrani madje ka paralajmëruar edhe një drekë përshëndetëse me shokët dhe klubin. Elseid Hysaj po bëhet gati t’i japë lamtumirën Lacios në fund të këtij edicioni, pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me bardhekaltrit që nuk do të...