“Nuk do të kërcejmë sipas melodisë së dikujt tjetër”, Barcelona me një plan B interesant nëse ngec marrëveshja për Alvarez
15 Korrik 2026 21:37 Telesport Tashmë dihet që prioriteti kryesor i Barcelonës në merkato është transferimi i Julian Alvarez. Në rast se dështon transferimi i Alvarez, Barcelona do të transferojë një tjetër sulmues të kalibrit të lartë, bën të mundur Mundo Deportivo, por pa zbuluar emra. Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Dallas në SHBA, presidenti i Barcelonës, Johan Laporta paralajmëroi Atletico-n se nuk ka ndërmend të presë përgjithmonë sa ata të marrin një vendim për Julian Alvarez. “Sigurisht, ne nuk do të kërcejmë sipas melodisë së dikujt tjetër. Do ta vendosim vetë ritmin. Kjo ofertë nuk është e pakufizuar dhe kur të vijë koha do të themi se sa gjatë do të mbetet e vlefshme. Ne e bëmë atë ofertë sepse duam...
Burimi:
telesport.al