Norris: Largimi i Verstappen do të ishte një humbje e madhe për Formula 1
Kampioni i Botës në Formula 1, britaniku Lando Norris, beson se Max Verstappen do t’u mungonte kolegëve të tij dhe sportit në tërësi nëse holandezi do të tërhiqej. Ndaj, piloti i McLaren beson se Verstappen do të jetë në pista më gjatë se sa mendohet. “Max ka fituar të drejtën të shkojë dhe të bëjë çfarë të dojë. Ai ka fituar katër kampionate botërore. Dhe gjithmonë ka qenë kështu, jo vetëm tani. Ai gjithmonë ka qenë shumë i hapur në thënien e asaj që mendon, pavarësisht nëse jeni dakord me të apo jo”, tha Norris. “Ai është vetvetja dhe mendoj se kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të jetuar jetën. Do të ishte një humbje e madhe për sportin nëse Max do të largohej...
Burimi:
telesport.al