“No Totti, No Party”; historia brilante e kapitenit të Romës përmes 50 viteve dhe 307 golave
Nëse udhëton në cilindo cep të botës dhe dikush të pyet nga je, mjafton të thuash “Roma”, që përgjigjja të jetë pothuajse gjithmonë e njëjtë: “Ah… Totti”. Legjenda e Romës dhe e futbollit italian është bërë sinonim i kryeqytetit italian, njësoj si Koloseu, Bazilika e Shën Pjetrit. Kjo është fryma e librit më të fundit të gazetarit të “Corriere dello Sport”, Mauro De Cesare, me titull “No Totti, No Party”, i cili rrëfen jo vetëm 307 golat e Francesco Tottit, por edhe mënyrën unike se si ai i festonte ato dhe ndikimin që pati përtej fushës së lojës. Sipas autorit, çdo gol i Tottit e kthente stadiumin “Olimpico” në një skenë spektakli, ku kapiteni verdhekuq bëhej protagonist absolut. Nga festimi me biberon, selfie-ja historike, fanellat...
Burimi:
telesport.al